“Ne shqiptarët e Maqedonisë gjithmonë kemi pasur pushtetarë, por jo edhe shtet! Dhe sa më i ulët ka qenë morali dhe njerëzorja e politikanit shqiptar, aq më i lartë ka qenë posti shtetëror që i është ndarë atij! Si do qoftë, le të jemi të vëmendshëm, ngaqë edhe tani, kur BDI’ja do bëhet pjesë e qeverisë së LSDM’së, askush dhe me asgjë nuk do mund ta prish ‘koalicionin e krimit dhe hajnisë’ mes VMRO-DPMNE’së dhe funksionarëve të kësaj partie shqiptare, e të cilët tani sillen thuajse të tjerët, e jo ata, ishin pjesë e regjimit kriminel DPMNE-BDI! Dhe nëse deri dje, BDI-ja na akuzonte për bashkëpunëtorë të LSDM’së dhe tradhtarë, vetëm pse e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, tani e tutje, do na shpallë spiun të DPMNE’së dhe antishqiptarë, vetëm pse themi se kriminelët dhe hajdutët e BDI’së, janë njësoj të përdorshëm për gjitha partitë maqedonase, përfshi edhe LSDM’në!”, ka shkruar shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti.