Deshën të vrisnin dëshmitarin, një muaj paraburgim për të dyshimtit

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga Prizreni me inicialet N.P. dhe L.K. ndërsa i pandehuri i tretë me iniciale GJ.P. gjendet në arrati, njofton kumtesa.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 11.01.2017, rrethe orës 17.00, në rrugën “Aleksandër Flamengo”, në bashkëveprim mes vete, me dashje dhe paramendim, tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin me inicialet I.B. , të cilin në lokalin e tij e sulmojnë, njëri me sëpatë dhe tjetri me armë zjarri duke shtënë dy herë në të, dhe të cilët i shkaktojnë plagë në pjesën e poshtme të trupit-këmbë, me qëllim të hakmarrjes që të mos dëshmojë si dëshmitarë në një proces gjyqësor që është duke u zhvilluar pranë kësaj gjykate ku i akuzuar është i pandehuri me inicialet N.P.

Me këtë veprim të pandehurit me inicialet N.P. dhe L.K dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të KPK-së si dhe për të pandehurin N.P. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme