Një histori vërtetë prekëse ajo e një familje me origjinë polake, e cila po kalon shumë vuajtje. Historia e familjes Kwansy, ka prekur gjithë Britaninë e Madhe, pas apelit të babait Piotr, për djalin Filip, i cili është i sëmurë në fazën e fundit të jetës, i prekur nga një formë e rrallë leuçemie.
Filip, me shumë mundësi nuk do arrijë që të mbushë 7 vjeç, pasi sëmundja ka arritur një fazë të tillë, sa që as terapitë të cilave i’u nënshtrua nuk dhanë efekt.
Por tashmë vogëlushi do arrijë të realizojë dëshirën e tij të fundit, atë që të varroset pranë nënës së tij, e cila gjeti vdekjen në vitin 2011 nga një sëmundje.
Mbledhja e fondeve në rrjetet sociale nga të afërmit e Piotr dhe Filip ka patur sukses, pasi duheshin 6500 sterlina për të paguar varrimin e të voglit pranë nënës së tij, e cila prehet në varrezat e qytetit të origjinës, në Poloni, shkruan noa.al.
Historia e trishtë ka prekur zemrat e shumë njerëzve, duke bërë që të mblidhen plot 22 mijë sterlina.
“Jam i prekur, nuk mund ta besoj që kaq shumë njerëz kanë vendosur të më ndihmojnë për të plotësuar dëshirën e fundit të tim biri. Filip ishte shumë i vogël kur i vdiq nëna, nuk besoj se e mban mend, por ka parë disa herë varrin e saj. Kërkoi që të varrosej pranë saj, pasi thotë se unë jam engjëlli i tij në Tokë dhe ajo do jetë engjëlli i tij në qiell”, thotë Piotr.