“Dëshira ime është të takohemi në Qyqavicë dhe jo në Perëndim”, ia kthen selamin Adem Jashari shokut të tij

Komandanti legjendar Adem Jashari shihet në një video të realizuar gjatë vitit 1995 duke u dërguar selam shokëve të tij, të cilët kishin shkuar në Perëndim dhe Shqipëri.

“Të fala i bëj dhe unë, një farë Idriz Krasmirofcit e kam pas shoq, qato fjalë që mi ka çu mua po dua me ja kthye ndryshe se i kam thënë në Qyqavicë zatetemi, dhe jo atje ku ka thënë ai. Dëshira jem është në Qyqavicë me taku me të se jo në Shqipëri e Perëndim atje të fala ka dhe ai ia uroj vitin e ri edhe atij”.

Më tutje, heroi i kombit në vitin 1995 kishte thënë që “dëshira ime, është që sa ma shpejt me qenë në Kosovë, shumë era kanë kaluar por lisit rrënjët nuk kanë mundur me ia shkulë”.

Kjo video e komandantit legjendar, Adem Jasharit, është sjellë nga Shefqet Llapashtica.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme