Në seancën e radhës në GJKKO, për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, i njohur edhe me nofkën “Krymi”, i cilësuar si drejtues i një grupi kriminal në Elbasan.
Alibej ka zbardhur detaje tronditëse rreth atentatit që i mori jetën të vëllait, Endrit Alibej, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor 2018 në zonën e Bradasheshit. Sipas tij, në momentin e atentatit ndodhej në një gëzim familjar, kur mori lajmin tragjik për vrasjen e vëllait të tij, së bashku me një shtetas turk dhe xhaxhain, Arben Dylgjeri.
Ai përshkroi skenën e rëndë në vendngjarje dhe ngriti dyshime mbi mungesën e patrullës së zakonshme të policisë në atë zonë atë natë, një fakt që sipas tij është i pazakontë dhe i dyshimtë.
Më pas, Alibej ka treguar se në shtëpinë e tij erdhën disa persona të njohur si anëtarë të grupeve rivale, përfshirë Florenc Çapjen, Bledar Muçën dhe Ervis Caushllarin, i njohur si “Korçari”. Ai ka pohuar se Bledar Muça e kishte paralajmëruar më herët vëllain e tij që të bënte kujdes, pasi “Suel Çela është i vetmi që bën masakra të tilla”.
Në dëshminë e tij, Alibej ka folur edhe për marrëdhënien me Nuredin Dumanin, të njohur si vrasës me pagesë, duke zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrjetit kriminal të dosjes “Plumbi i Artë”. Ai ka theksuar se takimet dhe komunikimet mes anëtarëve të grupeve ndodhnin në kontekste të ndryshme dhe jo gjithmonë ishin të lehta për t’u identifikuar nga autoritetet.
Dëshmia e Erion Alibej:
Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë moment pashë një X5 të bardhe të Mikael Qoses para fast-food të Dine Camit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më thë, ca ka ndodh. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Copja, që i thërrisnin Liçe.
Shkova në Bradashesh. Atje ishin vec familjarët e mi, asnjë tjetër. Kur u nisëm nga xhaxhai, ishim tre makina. E para Range Roveri me targa rumune, që përdorej nga Endriti. Dy makinat e tjera ishin me gra dhe fëmijë. Endriti edhe pak i dehur, në momentin e nisjes i thotë kunatës sime, ik tek makina e grave. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzanisë.
Në Bradashesh i bëjnë atentat. Unë isha i pari që shkova në vendngjarje. Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, c’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarër e mi, në një situatë që nuk e shpjegoj dot.
E para që ka hapur derën e Range Rover ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endriri i kishte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë.
Shkova në shtëpi, po vinin shumë miq, të afërm. Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Capja, Bledar Muça, Ervis Caushllari (Korçari).
I ndaj vec e i dëgjoj.
Bledar Mucën e takoja për herë të pare, Florenc Çapjen për herë të dytë.
Më thotë Bledar Muça, i pata thënë Endritit të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjetër ai i bën këto masakra.
Ka qenë një benz gri, më tha.