Dëshmitari i kidnapimit dhe vrasjes së 14-vjeçares, është njëri nga tre të akuzuarit e prokurorisë për zjarrvënie të një dyqani në Kisella Vodë

Gazetar: Avni Tahiri

Në mesin e tre të akuzuarve të cilët në orët e hershme të mëngjesit të muajit nëntor të vitit të kaluar kanë shkaktuar zjarr në një kafene në lagjen Kisella Voda të Shkupit, siç mësohet jozyrtarisht është edhe njëri nga dëshmitari i rastit të kidnapimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Sipas njofton Prokurorisë Themelore Publike, tre të akuzuarit me veturë Volksëagen Golf me targa të Shkupit, tre personat, në orët e hershme të mëngjesit kanë mbërritur në afërsi të lokalit dhe përderisa drejtuesi i mjetit ka pritur në veturë, dy personat tjerë janë drejtuar në drejtim të biznesit, ku njëri prej tyre ka thyer derën e xhamit me sëpatë, ndërsa tjetri ka shkaktuar zjarr duke ndezur benzinën. Pas shkaktimit të zjarrit, tre bashkautorët janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

“Tre të akuzuarit, në orët e hershme të mëngjesit të datës 13.11.2024, kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve duke i vënë zjarrin një lokali në një objekt banesor në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup. Më çka, objektit të djegur i kanë shkaktuar edhe dëme materiale në vlerë prej 362.161 denarë”, thonë nga Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

Për tre të akuzuarit, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur aktakuzë se kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë publike.

Sa i përket dëshmitarit të kidnapimit të Vanja Gjorçevska, i cili dyshohet se është një nga tre të akuzuarit e përfshirë në rastin e vënies së zjarrit të lokalit në lagjen Kisella Voda të Shkupit, më 23 janar të këtij viti, vetë u dorëzua në polici dhe më pas dëshmoi për rastin e kidnapimit dhe vrasjes së 14-vjeçares./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme