Dëshmitari okular tregon masakrat që pa në Bucha: Një grup njerëzish të pafajshëm u vranë

Në rrugët e qytetit Bucha në Ukrainë janë gjendur shumë civilë të vrarë, ndërsa ky qytet është shkatërruar nga forcat ruse. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë i shpërndau në mediat perëndimore videot e filmuara në Bucha, rajoni i Kievit, si dëshmi e masakrës së civilëve.

Politologu Dmitri Gromakov tha se i konfirmon këto pamje, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ukraina me emisionin Sot në Euronews Albania.
“Civilët e vrarë janë njerëz paqësore, nuk ka asnjë lloj glorifikimi të nazizmit. Është klishe e propagandës ruse. Ata njerëz e kanë humbur jetën ndërsa vazhdonin jetën normale”, tha Gromakov.

“Një grup njerëzish të pafajshëm të cilët mund të kenë tentuar të largohen nga Bucha”, shtoi ai.

Gromakov dha se para një jave ka qenë në Bucha dhe i ka parë pamjet nga afër.

Marrë nga Euronews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme