Dështim pas dështimi, Kosova humb edhe një afat për vizat

Komisioni LIBE ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën. Por pavarësisht kësaj, sipas ekspertëve të integrimit, Kosova tashmë ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit përgjatë këtij viti, shkruan gazeta “Zëri”.

Më 24 shtator 2019, Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, për Punë të Brendshme dhe për Liritë Qytetare (LIBE) ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mirëpo me gjithë këtë mbështetje të Komisionit LIBE ekspertët e integrimeve thonë se ka pak gjasë të ndryshojnë gjërat për Kosovën. Sipas tyre, ky rekomandim është vetëm përsëritje e veprimit të 30 gushit të vitit 2018, për shkak të legjislaturës së re të PE-së.

Në anën tjetër, deri në fund të vitit 2019 Këshilli i Ministrave të BE-së do të mbajë dhe dy takime dhe në agjendën e asnjërit takim nuk përfshihet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ekspertët shpjegojnë që tashmë janë të dakorduara pikat e këtyre dy takimeve dhe se çështja e Kosovës nuk është në agjendë. Sipas tyre, nuk ka gjasë që liberalizimi i premtuar nga Qeveria për vitin 2019 të ndodhë. Siç thonë ata me shumë gjasë ky proces do të shtyhet për vitin 2020, atëherë kur Presidenca e BE-së do t’i kalojë Kroacisë e Gjermanisë.

Në anën tjetër Ministria për Integrime Evropiane me gjithë insistimin e gazetës nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Ndërkohë nga Komisioni për Integrime Evropiane i legjislaturës së kaluar thonë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se nuk është më në dorën tonë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme