Banka Intesa San Paolo ka përjetuar një dështim të turpshëm të sigurisë, teksa një mashtrues ka arritur t’i vjedhë 95 milionë euro përmes një telefonate të rreme me inteligjencë artificiale.
Mashtruesit përdorën inteligjencën artificiale për t’u hequr si drejtues të lartë dhe e mashtruan Fideuram-in – degën e bankimit privat të Intesa Sanpaolo-s – duke e shtyrë atë të transferonte para në Azi, raporton Reuters, duke cituar dy persona të njohur me çështjen.
Si funksionoi mashtrimi
Gjithçka nisi në shkurt me një mesazh që dukej se vinte nga nivelet më të larta drejtuese. Ja një përmbledhje e skemës:
Mesazhi: Paolo Molesini, asokohe kryetar i Fideuram-it, mori një mesazh në ëhatsApp që dukej se vinte nga drejtuesi ekzekutiv i Intesa Sanpaolo-s, Carlo Messina, ku kërkohej ndihmë urgjente për një transaksion jashtë vendit.
Telefonata: Pak më vonë, një person që pretendonte të ishte partner i lartë në një studio ligjore të njohur e konfirmoi kërkesën përmes telefonit. Mashtruesit kishin rikrijuar zërin e tij duke përdorur inteligjencën artificiale.
Transfertat: Duke besuar se kërkesat ishin të mirëqena, Molesini udhëzoi departamentin e financës që t’i dërgonte paratë, kryesisht në llogari në Kinë dhe Hong Kong.
Molesini dha dorëheqjen në mars, duke përmendur arsye personale në atë kohë. As ai dhe as drejtues të tjerë të Fideuram-it nuk janë nën hetim. Në vend të kësaj, prokurorët e Milanos po hetojnë një shtetas të huaj që jeton jashtë Evropës për mashtrim kompjuterik.
U rikuperuan 53 milionë euro; pjesa tjetër përfundoi në kriptovaluta
Fideuram i identifikoi shpejt parregullsitë dhe njoftoi autoritetet në disa vende. Bashkëpunimi midis hetuesve në Kinë, Portugali dhe Itali bëri të mundur rikuperimin e rreth 53 milionë eurove. Megjithatë, rreth 36 milionë euro rezultojnë ende të humbura, pasi janë transferuar përmes llogarive jashtë vendit dhe janë konvertuar në kriptovaluta, raporton AML Intelligence.
Fondet e mbetura nuk janë gjurmuar dot pasi kaluan përmes një rrjeti llogarish jashtë vendit dhe u konvertuan në kriptovaluta.
As Molesini dhe as ndonjë drejtues tjetër i Fideuram nuk janë nën hetim, thanë burimet. Megjithatë, prokurorët e Milanos kanë vënë nën hetim një shtetas të huaj që jeton jashtë Evropës, me dyshimin për mashtrim kompjuterik, tha një nga burimet.
The post Dështim spektakolar i Intesa Sanpaolo/ Bankës i grabiten 100 mln euro përmes një telefonate të rreme me AI appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



