Dështimi i bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën

Në dimrin e vitit 1912, në viset e Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë filloi instalimi “i pushtetit të ri“, që në fakt ishte pushtet ushtarak, i ndihmuar nga banda kriminale të njohura si “policia popullore“, që iu binin kryq e tërthorë vendbanimeve të okupuara të Luginës së Preshevës.

Masat e reja shtrënguese ishin drejtuar drejt prishjes së sistemit pronësor ekzistues, sepse sipas përpiluesve të strategjisë së pastrimit etnik të këtyre viseve, marrëdhëniet ekzistuese pronësore i kishin imponuar në kohën e Perandorisë Osmane pozitën nënshtruese popullatës minoritare serbe, shkruan sot Skënder Latifi në Koha Ditore.

Rrethanat e reja – trevat e Luginës së Preshevës në kuadër të Qarkut të Kumanovës

Më 25 dhjetor 1913, Ministria e Punëve të Brendshme ia drejtoi Kuvendit në Beograd propozimin mbi bashkimin e “viseve të çliruara“ me Mbretërinë e Serbisë.

Kjo kërkesë ishte si rrjedhojë e proklamatës së mbretit Petër, të datës 7 shtator 1913. Në këtë rast “viset e çliruara“ u ndanë në dymbëdhjetë rrethe, në dyzet e pesë qarqe. Banorët e “viseve të çliruara“ u bënë nënshtetas të Mbretërisë së Serbisë. Lugina e Preshevës u radhit në Qarkun e Kumanovës. Presheva si qendër e rrethit në këtë kohë përbëhej nga nëntë komuna, përfshirë këtu edhe ato të Bujanocit, Bilaçit, Zhunicës e të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme