Dështimi i demarkacionit, “uverturë” për zgjedhje të parakohshme

Finalizimi i raportit të Komisionit shtetëror për matjen e territorit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim sa i përket marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Palët vazhdojnë të mbesin në pozicionet e vjetra, derisa dallime rreth marrëveshjes vazhdojnë të shfaqin edhe partnerët brenda koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa kryeministri Isa Mustafa është duke insistuar me çdo kusht t’i japë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare, duke fajësuar gati çdo ditë deputetët kundërshtues të LDK-së, në anën tjetër, PDK-së nuk po i ngutet.

Përveç “domosdoshmërisë” që demarkacioni të miratohet për shkak të liberalizimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, publikisht nuk ka drejtuar gishtin tek asnjëri deputet i partisë së tij, ani pse një numër i tyre kanë paralajmëruar votën kundër.

Njohës të rrethanave politike thonë se në bazë të indikacioneve nuk mund të ketë ndryshim në qëndrimet e palëve rreth demarkacionit dhe se koalicioni do ta ketë vështirë t’i arrijë mbi 80 vota, aq sa i duhen për të ratifikuar marrëveshjen

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme