Ka dështuar për të gjashtën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës.
Për të katërtën herë kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota.
Kundër kanë votuar PDK-ja e LDK-ja, ndërkohë që kanë abstenuar tre deputetët e Nismës Socialdemokrate.
Emri i saj është hedhur në votim pas propozimit që ka bërë deputeti Glauk Konjufca.
“Emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ju kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta zhbllokojmë situatën në të cilën kemi mbetur”, është shprehur Konjufca para procesit të votimit.