Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 24-vjeçarja në aksin Korçë-Bilisht, dy automjetet lëviznin me shpejtësi. Shoferi: Devijova për të mos përplasur…

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ku humbi jetën një 24-vjeçare.


Nga hetimet paraprake është zbuluar se dy automjetet e përfshira në ngjarje po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, çka konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të përplasjes.

Sipas të dhënave, drejtuesi i automjetit tip Peugeot ka kryer një manovër të gabuar. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se ishte përpjekur të shmangte një kafshë që i kishte dalë para, duke devijuar automjetin.

Kjo manovër ka çuar në përplasjen e fortë ballore me një automjet tip Mercedes-Benz që po lëvizte në korsinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, një 24-vjeçare greke, pasagjere në mjetin Peugeot, humbi jetën në vend. Të rinjtë, që jetonin në Selanik, kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm, duke qenë se ajo është shtetase e huaj.

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme