Detaje nga aksioni në Orosh, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesën pranë shkollës

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor që është duke u zhvilluar prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh, ku forcat e rendit kanë rrethuar një banesë të braktisur prej kohësh, e cila ndodhet pranë shkollës së fshatit.


Sipas informacioneve paraprake, dy persona dyshohet se janë strehuar në këtë banesë prej rreth një muaji.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se njëri prej tyre ishte strehuar në banesën e gjyshit të tij.

Për shkak të dyshimeve se personat mund të jenë të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme