Detaje nga dhunimi për vdekje i dy të moshuarve në banesën e tyre në Dropull, dyshohet për krim në familje

Detaje të reja janë bërë të njohura nga dhunimi për vdekje i një çifti të moshuarish në Dropull, të cilët janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për krim në familje dhe jo grabitje me pasojë vdekjen.

Viktimat janë dy të moshuarit me iniciale K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe, të cilët u gjetën të pajetë në banesë nga fqinjët.

Nga kqyrja e trupave janë konstatuar shenja dhune që dyshohet se u shkaktuan me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme