Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari, ngjarje që ndodhi pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, në një piceri në kryeqytet.
Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.
Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit.
Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.



