Detaje nga rrahja e gazetarit të RTK-së

Mbrëmë në një kafene në kryeqytet është rrahur gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Alin Ahmeti.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje në lidhje me rastin, derisa ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati, përcjell Indeksonline.

Viktima mashkull K/Shqiptar  gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona në një lokal të Prishtinës.

RTK ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur kryeredaktorin e web-faqes së RTK’së.

Ndërkaq, personi qe dyshohet per sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policine dhe prokurorine, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.

Policia dhe prokuroria janë duke e hetuar rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme