Detaje nga tragjedia në Qerret/ 4 turistët rusë prej një jave në Shqipëri, kishin kaluar ditën në Ohër të Maqedonisë. Hetimet shtrihen edhe mbi udhëtimin në shtetin fqinj

4 turistët rusë të cilët ndërruan jetë një ditë më parë në saunën e hotel ‘Glorias’ në Qerret të Kavajës, prej një jave po pushonin në Shqipëri.

Mësohet se 4 turistët, çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vend, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë.

Burimet thanë për gazetaren Klodiana Lala se gjatë ditës ata kishin udhëtuar drejt Maqedonisë, dhe pas drekës në Ohër, ishin kthyer sërish në hotelin ku po qëndronin. Zbardhja e detajeve të reja, ka zgjeruar edhe pistën e hetimit nga grupi hetimor. Paraprakisht policia tha se 4 turistët dyshohet të kenë ndërruar jetë nga asfiksia, por nuk përjashtohet as pista që 4 familjarët të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Gjithashtu pjesë e hetimit është bërë edhe udhëtimi i turistëve në Maqedoni, për ndonjë helmim të mundshëm të tyre, apo konsumim të lëndëve psikotrope.

Në dëshminë e saj për grupin hetimor, një prej punonjësve të hotelit tha për prokurorët se ka qenë rreth orës 22:30 kur ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë, por pasi nuk ishin përgjigjur, ka hyrë brenda ku ka parë edhe skenën makabre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme