Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës. Viktima kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, dyshuar të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Policia ndërkohë ka marrë në pyetje të gjithë banorët e fshatit Shëngjin i vogël në Qafë Mollë, ku ndodhi krimi. Viktima u gjet i pajetë nga një komshi i tij mëngjesin e 13 Janarit dhe njoftoi policinë.
Fqinji e kishte gjetur të ndjerin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij. Fëmijët e të ndjerit jetojnë në Tiranë dhe në polici kanë deklaruar se 81-vjeçari nuk ka pasur konflikte.
Gjithashtu kanë dëshmuar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit. Gjatë hetimeve policia ka siguruar prova të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes dhe është drejt zbulimit.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.