Detaje të reja: 60 vjeçari në Gjakovë u var para dy muajve, familja s’kishte bërë denoncim në Polici

Ilir Rizvanolli, që u gjet i varur mbrëmë në lokalin e tij në Gjakovë, dyshohet se është varur para dy muajve, që nga koha kur është zhdukur. Por, për zhdukjen familjarët nuk kishin bërë asnjë denoncim.

Lajmin për gjetjen e trupit e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë thënë se trupi është dërguar për obduksion. Komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”.

Merret vesh se personi që u gjet mbrëmë i varur quhet Ilir Rizvanolli dhe i njëjti dyshohet se ka qëndruar i varur për dy muaj, pasi trupi i tij është gjetur i dekompozuar.

Bëhet e ditur se përkundër zhdukjes për 2 muaj, familja e tij nuk ka bërë denoncim në polici.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme