Detaje të reja nga arrestimi i nënkomisarit në Elbasan, i dha hua 50 mijë euro një personi dhe i merrte 2 mijë euro kamatë në muaj

Dalja e detajeve të reja hedh dritë mbi veprimtarinë kriminale të efektivit të policisë në Elbasan, Edison Pema, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Last Rent”.


Sipas gazetarit Igli Çelmeta, nënkomisari Pema, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i kishte dhënë hua një shtetasi shumën prej 50 mijë eurosh, me një interes të jashtëligjshëm prej 2 mijë euro në muaj.

Përveç fitimeve të paligjshme në formën e fajdes, Pema kishte marrë peng edhe 5 automjete të vitprodhimeve të fundit, të cilat ishin në pronësi të viktimës. Automjetet u sekuestruan gjatë operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Hetimet tregojnë se ndaj viktimës është ushtruar kanosje dhe presion i vazhdueshëm, me qëllim rikuperimin e shumës së dhënë me fajde dhe përfitimin e kamatës mujore, duke shkelur rëndë ligjin dhe etikën e një punonjësi të rendit.

Edison Pema akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme