Të shtëna me armë kanë tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Vincens Piroli nga Kurbini i cili është dërguar drejt Tranës për ndërhyrje më të specializuar.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se i plagosuri ishte në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se ai dyshohet per vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin.
Ndërkohë policia po vijon kontrollet e shumta teksa ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje.