Detaje/ Turistja e huaj u hodh vetë nga kati i 6-të i 15-katëshit, zbardhet letra që ka lënë

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e disa minutave më parë në qendër të kryeqytetit, ku një shtetase e huaj është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga hoteli ku ishte akomoduar.

 

Policia bën me dije se shtetasja e huaj rreth 40 vjeçe është hedhur nga kati i gjashtë  (dhoma) që ka prenotuar dhe ka rënë mbi një sipërfaqe tarrace në katin e tretë. Ende nuk dihet identiteti i shtetases së huaj, e cila është dërguar me urgjencë në spital. Por “Panorama” ka mësuar nga burimet e saj nga stafi i Hotel Tiranës, se ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i përdorin njerëzit që kanë nevojë”, thanë burimet që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj. Tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen. Mësohet se gruaja kishte pirë alkool pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe të zbrazura.