Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, i cili është dhunuar nga tre persona ende të paidentifikuar mëngjesin e sotëm, mësohet se i është bërë pritë pasi ka çuar fëmijën e tij në kopsht.
Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha raportohet se në momentin që është dhunaur ka qenë i vetëm në zonën e ish-Bllokut, pranë banesës së tij, ku autorët i janë afruar dhe e kanë goditur fillimisht me grushte e pastaj me sende të forta.
Përfaqësuesi ligjor i Berishës dyshohet se është dhunuar për çështje pronësie, megjithatë ende s’dihen detaje nga ngjarja. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Ngjarja ndodhui rreth orës 08:50 pranë banesës së avokatit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.