Detajet e fundit rreth zhdukjes së katërvjeçarit nga Mramori

Erion Gashi, katërvjecar nga Mramori i cili për herë të fundit u pa në orën 17 të së mërkurës, ende nuk është gjetur.

Familjarët kanë bërë të ditur për Klan Kosova se kërkimet ende janë duke vazhduar, teksa shtojnë se ato po bëhen tashmë vetëm nga fshatarët dhe të gjithë banorët të cilën vullnetarisht kanë shkuar për të ndihmuar për të gjetur katërvjecarin e humbur.

Po ashtu famijarët të shqetësuar kanë thënë për Klan Kosova, se Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe policia po ashtu, ende pa rënë në ndonjë gjurmë të Erion Gashit, janë larguar nga vendi ku po zhvilloheshin kërkimet.

Katërvjecari nga Mramori është zhdukur në mbrëmjen e së mërkurës dhe ende janë duke vazhduar kërkimet për të.


Lusim të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit të Erion Gashit të lajmërohen në numrin 00 377 45 262 087

Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur trenerka të kaltra dhe xhemper të së njëjtës ngjyrë.

17310191_1162917967168600_4479844349630595530_o

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme