Kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vdiq sot, do të varroset me ceremoni shtetërore. E pas vdekjes së tij, Qeveria mbajti mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me organizimin e ceremonisë së varrimit të ish-kryeministrit.
Klan Kosova merr vesh se varrimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, do të bëhet nesër në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, pas orës 16:00.
Rexhepi ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare, në mëngjesin e sotëm në një spital të Turqisë.