Detajet më të reja lidhur me vdekjen e 69-vjeçarit në pishinën e Gërmisë

Një person i moshës 69 vjeçare ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në pishinën e Gërmisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke thënë se për vdekjen e personit me inicialet B.K është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Por dëshmitarët e kësaj ngjarje tragjike kanë thënë për Klan Kosovën se ekipet e shpëtimit janë vonuar të ofrojnë ndihmën e tyre në rastin në fjalë.

Në ndërkohë që pishina e Gërmisë pas kësaj ngjarje është mbyllur dhe të gjithë të pranishmit janë larguar nga ana e Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme