Është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme një person në zonën e Astriti, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, ende i paidentifikuar, mësohet se është rreth 70-vjeç.
Nga këqyrja e trupit të tij, policia njofton se nuk u vëren shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç.
Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.