Devolli boshatis arkën e Telekomit, punëtorët mobilizohen për protesta

Kriza në PTK po thellohet. Sindikata ka paralajmëruar protesta, raporton Syri.net.

“Javët e fundit ka qenë të rënda për Telekomin e Kosovës dhe për neve si punonjës. Fillimisht, janë bllokuar xhirollogaritë dhe me 29 tetor 2020 janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish kompania Dardafon dhe zhvatësi, oligarku 10 vjeçar Blerim Devolli dhe përmbaruesi Ilir Mullhaxha”, thuhet në njoftimin e Federatës Sindikale.

Federata Sindikale e Postë Telekomit edhe pse është ne kontakt te vazhdueshëm me institucionet shtetërore ku kemi bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje te shpejt përmes dialogut social me të gjitha palët e përfshira, mirëpo deri me tani nuk kemi hapa konkret nga qeveria e Republike se Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit!

FSP-PTK, sipas Ligjeve ne fuqi dhe Statutit të Sindikatës, ka paralajmëruar ne konferencën e 2 nëntorit 2020 për hapat qe do te ndërmirren ditëve në vazhdim.

Protestën do të fillojnë nga dt:06.11.2020 sipas hapave te paralajmëruare (e premte, protestë 1h nga 11:00-12:00) para objekteve kryesore  të Telekomit ne të gjitha qendrat e Kosovës.

Nesër nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK të cilat janë bërë të qarta me 29 tetor 2020, atëherë protestat dhe grevat do të vazhdojnë sipas paralajmërimeve.

FSP-PTK, ka marr përkrahje edhe nga sindikata e Postës së Kosovës,  FSP-Elektrokosova dhe sindikata e re e KEK-ut, Protesto edhe ti…!-përfundon njoftimi.

Syri.net ka mësuar se dje ka pasur takime mes qeverisë dhe menaxhmentit, por nuk ka asnjë zgjidhje të krizës financiare. PTK i ka dhënë buxhetit ndër vite me qindra milionë euro nga dividenta, ndërsa tash gjendet ne krizë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme