“Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për ndarjen e shumës së parave për festën e pavarësisë, raporton Gazeta Blic.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë edhe dallimin e ndarjes së mjeteve ku ka thënë se shpenzimet për këtë festë në qeverinë e PAN-it, janë dhjetë herë më të mëdha sesa në kohën e qeverisë Mustafa./Gazeta Blic

Postimi i plotë i Hotit:

Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.
Qeveria e PAN-it ndanë:
• 500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)
• 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)
Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:
• 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)
• 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)
• 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme