Dhjetë thënie të Gandhit: Bëhuni ndryshimi që doni ta shihni në botë

Konsiderohet një nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës që ka lënë porosi me vlerë për njerëzimin para se të vdiste. Më poshtë mund të lexoni dhjetë mesazhe të Mahatma Gandhit:

– Lumturia arrihet kur në harmoni janë ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën.

– Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.

– Besimet e juaja bëhen mendimet e juaja; mendimet e juaja bëhen fjalët e juaja; fjalët e juaja bëhen veprimet e juaja; veprimet e juaja bëhen zakonet e juaja; zakonet e juaja bëhen vlerat e juaja; vlerat e juaja bëhen fati juaj.

– Shëndeti është pasuria jote e vërtetë.

– Ruaj gjithmonë sensin e humorit.

– Jeta jote është mesazhi yt.

– Veprimet që bën tregojnë prioritetet e tua.

– Madhështia qëndron në faktin se jemi në gjendje të përmirësojmë vetveten.

– Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të të tjerëve.

– Bëhuni ndryshimi që doni ta shihni në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme