Dhjetëra emigrantë po jetojnë afër zonës së kufirit Serbi-Hungari

Dhjetëra emigrantë, shumica nga Afganistani dhe Pakistani janë duke jetuar në disa ndërtesa të braktisura në Serbi, afër kufirit me Hungarinë.

Ata po përballen me motin e ftohtë të stinës së dimrit.

Disa prej tyre janë strehuar në provincën e Vojvodinës.

Shumë migrantë janë duke jetuar në shtëpi të braktisura afër kufirit për të kaluar me lehtë të ftohtin.

Banorët lokalë, sidomos disa pronarë të fermave kanë dëbuar migrantët nga Baçki Vinogradi, duke thënë se ata po u shkatërrojnë pasurinë e tyre.

Mijëra migratë dhe refugjatë kanë mbetur në Serbi, pasi rritjes së kontrollit kufitar dhe mbylljes së të ashtuquajturës “Rruga ballkanike”, për në Bashkimin Evropian më 2015.

Hungaria i ka mbyllur kufijtë e saj totalisht më 2015 dhe që nga ajo kohë ka lejuar vetëm 10 persona në ditë, kryesisht familjarë të kalojnë kufirin nga Serbia.

Sipas grupeve për ndihma në Serbi, aktualisht jetojnë rreth 4,000 migrantë në kampet zyrtare të këtij vendi.

Mirëpo sipas tyre, rreth 500 të tjerë jetojnë jashtë këtyre hapësirave, duke u frikësuar se mund të dëbohen apo t’iu ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme