Dhjetëra familje në Kosovë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre të premten mbrëma për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit.
Mahir Hasani, koordinator në Agjencinë për Emergjenca ka thënë se në Prishtinë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Emshir 6 familje.
Po kaq familje janë evakuuar edhe në Prizren për shkak të rrezikut nga ujërat e Lumbardhit.
Sipas Hasanit, në Malishevë lumi Mirusha për çdo vit shkakton probleme për shkak të një ure, e cila duhet rregulluar, derisa kanë qenë edhe në disa lokale që janë dëmtuar në Prizren e Mitrovicë.
Në Mitrovicë nga uji është vërshuar edhe Qendra e regjistrit civil. Derisa të shtunën gjendja është me qetë, ekipet kanë dalë në terren për t’i vlerësuar dëmet.
Ndërkohë, 5 ekipe shpëtimi janë nisur në mëngjes për në Shqipëri, përkatësisht në Fier për të ofruar ndihmën e tyre pas një kërkesë që Republika e Shqipërisë i ka bërë asaj të Kosovës.
Ekipet e shpëtimit nga Kosova që janë gjithsej 35 persona, me vete kanë marrë edhe barka.
© KOHA. T