Dhjetëra qytetarë kontaktuan Avokatin e Popullit për shkelje të të drejtës së votës

Në linjën telefonike falas në zyrën e Avokatit të Popullit deri më tani kanë telefonuar dhjetëra qytetarë, të cilët janë ankuar se u është shkelur e drejta e votës.

Avokati i Popullit do të marrë masa të menjëhershme për veprim efektiv, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të votës së qytetarëve.

Përveç linjës telefonike falas, shkeljet e të drejtës së votës, qytetarët mund t’i raportojnë edhe personalisht në zyrën qendrore në Shkup.

Shkeljet e të drejtës së votës mund të lajmërohen edhe në zyrat rajonale në Strumicë në tel. Nr.(045).228-586, Tetovë në tel. Nr (044) 344-082, Manastir në tel. Nr (047) 242-310, Shtip në tel. nr. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në tel. nr (031) 431-488.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758 votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale./ALSAT

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme