Dhuna mes moshatarëve gjithnjë e më e pranishme, sociologët: Duhet të kemi më shumë kujdes

Dhuna mes moshatarëve gjithnjë e më shumë është e përhapur, e shumë shpesh ndodh që i kalojmë pa i vërejtur, deri në momentin që ndodh diçka tragjike. Konfliktet e përditshme në oborret e shkollës por edhe në hapsirat virtuale të rrjeteve sociale, shpesh ndodh që sjellin në dhunë fizike dhe psikologjike mes moshatarëve, kryesisht të shkollave fillore dhe të mesme. Sociologët thonë se dhe nga statistikat, dhuna mes fëmijëve është gjithnjë e në rritje, sipas tyre kjo vjen për disa arsye, por një nga faktorët kryesorë është edhe përdorimi pa kontroll i rrjeteve sociale nga fëmijët. Mirlinda Vejseli, sociologe dhe preofesore universiteti tha në emisionin Ftesë në Studio në Alsat se duhet edhe prindërit të kenë më shumë kujdes me fëmijët, por edhe bashkëpunimi mes prindërve, mësuesve dhe institucionit të shkollës të jetë më i mirë, që të parandalohen sjellet agresive tek fëmijët.

Fatkeqësisht kemi rritje të dhunës tek fëmijët në shkolla fillore, duke nis nga moshat të cilat janë shumë të vogla, e deri tek adoleshentët. Është tepër prezente dhe shumë shqetësuese dhuna në ambientët e shkollës dhe jo vetëm, por edhe në ambiente të tjera kolektive. Për sa i përket faktorëve që sjellin deri tek agresiviteti i fëmijëve, apo dhuna, do të thoja faktori i parë është atje ku fëmija e merr socializimin primar, që është familja, sigurisht fëmijët nëse rriten në një ambient i cili është toksik ose në ambient ku i shohin fëmijët që kanë dhunë në familje, nuk mund të presin asgjë tjetër që fëmija mos shfaq shenja agresiviteti, por ndonjëherë ndodh që rriten në ambiente të shëndosha por shpreh prap shenja dhune, kjo ndodh nga xhelozitë që kanë ndaj njëri tjetrit, ose ndonjëherë duan të tregojnë forcë ndaj moshatarëve të tyre, por edhe rrjetet sociale, që fëmijët kanë qasje në të gjitha rrjetet dhe aty shohin forma të ndryshme të dhunës.” – tha në Ftesë në Studio Mirlinda Vejseli, sociologe.

Vejseli tha se edhe shkollat dhe prindërit duhet të punojnë më shumë për të parandaluar ardhjen deri tek rastet tragjike, siç ndodhi rasti i fundit në Tiranë, ku u vra një 14 vjeçar nga shoku i tij. /Alsat.mk

Emisionin e plotë e gjeni në kanalin e Youtube:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme