Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë mban mbledhje urgjente

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.


Sipas njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Edmond Konini, mbledhja do të mbahet në orën 12: 30, ndërsa në fokus të takimit do të jetë përshkallëzimi i qëndrimit të Dhomës së Avokatisë.

Ndërkohë është kërkuar pjesëmarrja e të gjithë avokatëve që janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm në mbledhje.

Kujtojmë se 6 ditë pasi avokati Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje kome, pasditen e djeshme ai u transportua drejt Athinës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Njoftimi

Te nderuar Avokat anetare te Keshillit te Pergjithshem,

Ju njoftoj se diten e Marte, me date 04.6.2024, do te zhvillohet ne Tirane, Mbledhja e Jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes te Avokatise te Shqiperise me rend dite, mbi dhunen barbare te ushtruar ndaj Avokatit Sokol Mengjesi dhe pershkallezimin e qendrimit te DH.A.Sh.

Mbledhja zhvillohet ne oren 12.30 pm tek Kompleksi “Xibraku”.

Pjesemarrja juaj per shkak te situates eshte e domosdoshme, prandaj merrni masa per shtyrjen e gjyqeve.

Sekretari i pergjithshem

Edmond Konini

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme