Dhuna ndaj biznesmenit Arben Çipa në Sarandë, Unioni Turistik Shqiptar letër institucioneve: E paprecedentë! Organet ligjzbatuese të reagojnë për ngjarjen tronditëse

Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar lidhur me dhunimin e biznesmenit në Sarandë, Arben Çipa, duke u drejtuar një letër Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.


Në letër unioni i bën thirrje institucioneve që të ketë reagim nga ana e organeve ligj zbatuese për ngjarjen e rëndë.

“Komuniteti yne eshte i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shemtuar te cilat per fat te keq vazhdojne te perseriten pasi keto raste nuk marrin ndeshkimin e merituar nga autoritetet sic ndodhi edhe ne rastin konkret te   vendimit te Gjykates se Faktit,  Sarande  e cila vendosi arrest shtepie per njerin nga autoret e arrestuar te ngjarjes,qe sipas raportimit te mediave personat ne fjale jane edhe me precedente juridik ne te kaluaren.”, shkruan UTSh.

Deklarate publike

Drejtuar :
Inspektoriatit te Larte te Drejtesise
Prokurorit te Pergjitheshem
Drejtorit te Pergjitheshem te Policise se Shtetit

Unioni Turistik Shqiptar,duke marre shkas nga ngjarja e fundit, e dhunimit te Kryetarit te Deges se Unionit Turistik per Saranden z. Arben Çipa, e cila ka tronditur mbare komunitetin e bisnesit te turizmit,po ju drejtojme kete apel publik.

Ndodhia ne fjale, e publikuar ne gjithe spektrin e mediave shqiptare dhe qe vijon te shtoje jehone ne diskutimet publike, perben nje akt te paprecedente te dhunimit te nje biznesmeni te njohur te qytetit te Sarandes nga dy individe te cilet e kane sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytezon pronat te cilat nuk figurojne ne pronesi te tyre, por ashtu sic ndodh rendom ne vendin tone, ku ne pronat e pelqyera nga te fortet e katundit nu lejohet te investonje askush tjeter pervec tyre.

Komuniteti yne eshte i tronditur dhe i alarmuar nga kjo ngjarje e shemtuar te cilat per fat te keq vazhdojne te perseriten pasi keto raste nuk marrin ndeshkimin e merituar nga autoritetet sic ndodhi edhe ne rastin konkret te vendimit te Gjykates se Faktit, Sarande e cila vendosi arrest shtepie per njerin nga autoret e arrestuar te ngjarjes,qe sipas raportimit te mediave personat ne fjale jane edhe me precedente juridik ne te kaluaren.

Permes kesaj dekkarate, ne u bejme apel organeve me te larta ligj-zbatuese te reagojne dhe te mos tolerojne qe raste te tilla te behen shkas per te frenuar investimet ne sektorin e turizmit dhe te demtojne imazhin e mire te Shqiperise turistike.

Me besimin se reagimi juaj nuk do te jete thjesht burokratik, por aktiv institucional dhe rigoroz!

Kryesia e Unionit Turistik Shqiptar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme