Dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u dhunuan barbarisht nga pjesëtarë të fisit Rraja më 6 Korrik, në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë pas konfliktit për punimet në gurorennë Bprizanë.
Administratori i gurores në fshatin Borizanë, Alfred Karaj i cili ka miqësi dhe partneritet me fisin Rraja në këtë biznes, ka thënë se dhuna barbare ndodhi pas një ngjarje tk ndodhur më herët në datën 4 Korrik.
Ai ka deklaruar në emisionin “Uniko”, se njëri prej kushërinjve Maja kishte dhunuar dhe kërcënuar dy punonjës të gurores dhe kishte ofenduar edhe pronarët. Kaq ka mjaftuar që të nxeheshin gjakrat dhe të ndodhte episodi i 6 Korrikut.
Spartak Koka: Ju e keni parë atë video, është e rëndë për këdo që e shikon atë akt dhune. Çfarë ndodhi? Çfarë ju shtyu ju.. ju keni një lloj miqësie me familjen Rraja apo jo?
Spartak Koka: Me kë nga ata?
Alfred Karaj: Me Përparimin.
Spartak Koka: Përse arritëm deri te ky akt?
Alfred Karaj: Ai bëri gabimin e fundit, e bëri mos gaboj në datë 4.
Spartak Koka: 4? Një ditë pasi ka lënë punën?
Alfred Karaj: Diçka e tillë. Më vjen aty, më merr dy punonjësit, m’i merr peng te puna, i nxjerr nga kamerat, i largon nga kamerat, largohet rreth 200 metra te kthesa. Aty në atë moment godet punonjësin tim.
Spartak Koka: E ke me emër me mbiemër?
Alfred Karaj: Me emër me mbiemër, kemi dhe kallëzimin në polici që e ka godit. Pasi e ka goditur i ka nxjerrë armën, kallashnikov ja ka vënë në bark. E ke në polici.
Spartak Koka: Të shkruar?
Alfred Karaj: Patjetër. Kanë qenë 2 persona të mitë. Unë kam pasur dy punonjës të mitë. Pastaj pasi ju ka vënë kallashnikovin i ka sharë, i ka goditur, pastaj edhe pronarët ka thënë kështu-kështu. Aty janë nxehur gjakrat. Gjaknxehtësi e sipër që s’duhet të ndodhte.
Spartak Koka: Besoj se dhe ju jeni të arsyeshëm që s’duhet të ndodhin këto?
Alfred Karaj: Nuk jemi pro dhunës. Patjetër që ne nuk jemi për dhunë, kjo është një vepër e turpshme.