Kryetari i PD, Lulzim Basha, foli pas incidentit që ndodhi në Elbasan midis militantëve të PS dhe PD-së, pasi doli nga takimi me anëtarët e PD-së.
“Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj, – tha Basha duke kaluar qetësisht mes qytetarëve. – Të mos ndjekim axhendën e dhunës, axhenda e dhunës është axhenda e së keqes.
E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Me qetësi. Gëzuar!
Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat dhe banditët e Elbasanit që njihen me emër e mbiemër dhe sot shoqëronin Kryeministrin në ikje.
Me pistoleta në brez shoqëronin kryeministrin në ikje, ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Unë kam qenë deputet i Elbasanit dhe e di se qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën,” nënvizoi Basha.