Dhuna në protestë, Rama tregon çfarë ka vendosur sot

Kryeministri Edi Rama, do të dalë në orën 19:00 në një dalje për mediat, ku do të flasë për protestën e ditës së sotme për taksën e rrugës së kombit.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama thotë se do të flasë me shqiptarët për ata që ai quan krim të rëndë ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit

“Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”.

Me herët, Rama kërcënoi protestuesit se do të dalin para ligjit të gjithë ata që kanë goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar pronën publike.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!”, -u shpreh Rama.

Qindra qytetarë u dyndën ditën e sotme në drejtim të tunelit, ku është e vendosur kabina ku bëhet pagesa për rrugën e kombit, për të protestuar për tarifën e lartë, që duhet të paguhet për të kaluar në këtë rrugë.

Mes policisë dhe protestuesve ka pasur përplasje fizike, ndërsa më pas, ata i janë drejtuar makinerive ku paguhen pagesat, duke i djegur.

Pas disa orësh përleshje, ka përfunduar protesta, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është vendosur lidhur me hapat e mëtejshme që do të ndjekin ata.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme