Dhuna seksuale me të miturën, ç’ndodhi dje në gjyq. Abaz Doga njihej nga fqinjët si pedofil, kur u pyet çfarë kishte për të thënë, ai…

 

Abaz Doga njihej nga banorët e zonës si person me prirje pedofilie, pasi një veprim të tillë e shfaqte hapur gjatë bisedave që bënte me banorët e zonës dhe nxënësit e shkollës. Dhe ndër vajzat që ka rënë pre e tij ka qenë një 15- vjeçare, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë 1-vjeçare. Megjithëse një veprim i tillë është bërë hapur, ku fjalët denigruese ishin shkruar në muret e shkollës, lagjes dhe pallatit ku banon vajza, askush nuk ka reaguar për të parandaluar një abuzim të tillë seksual, por edhe psikologjik. Disa nga shkrimet në mure janë fshirë me gëlqere, ndërsa disa të tjera ende jo, janë të freskëta.

Prej kohësh, e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim, teksa Policia arrestoi Abaz Dogën, por duke zbuluar më pas edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.

Referuar materialit hetimor nga ana e Prokurorisë, mësohet se Abaz Doga abuzonte me të miturën që kur ishte rojë shkolle, aty ku studionte edhe vajza e më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

abaz doku

I moshuari është mbrojtur nga avokatë kryesisht, të cilët kërkuan që ndaj tij Gjykata të vendoste një masë më të lehtë sigurimi. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Gjykata e cila i la në “arrest me burg’.

Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, fillimisht kanë hyrë në kafaz 65-vjeçari Doga dhe 19-vjeçari K.P. më pas dy të miturit R.O., 16 vjeç, F.B., 15 vjeç. Kokën ulur dhe duke e mbuluar me duar, qëndronin në bankën e të akuzuarve për abuzimin seksual për mbi një vit me 15- vjeçaren, e cila jetonte në Babrru.

Ndërkohë, teksa janë pyetur nga togat e zeza nëse kishin diçka për të folur rreth akuzave, Abaz Doga ka mohuar gjithçka që ka thënë e mitura.

“Nuk kam abuzuar asnjëherë me të, ajo ka ardhur vetë tek unë”, është shprehur i moshuari gjatë seancës së djeshme. Ndërsa tre të rinjtë e tjetër të akuzuar për këtë çështje, nuk kanë thënë asnjë fjalë rreth akuzave, veçse kanë qëndruar kokë ulur gjatë gjithë seancës. Shqyrtimi i çështjes nga ana e Gjykatës së Tiranës u bë me dyer të mbyllura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme