E martë, 15 Nentor 2016 – Sakte.net /
Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dje një person në Gjakovë, i cili në gjendje të dehur ka lënduar dy pjesëtarë të familjes, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat, kunatën e tij dhe djalin e vëllait, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”, thotë PK.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
© KOHA.net