Dhunë mbi qytetarët, a po mbulon Kina përmasat e epidemisë?

Kina është akuzuar se po mbulon përmasat e vërteta të epidemisë së koronavirusit në vend, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Ajo publikoi video nga qyteti Wuhan, ku policia përplaset dhunshëm me banorët, të cilët duan të largohen nga epiqendra e epidemisë. Ky qytet është rihapur për të rindezur motorin ekonomik, por te banorët ekziston frika e epidemisë.

Sipas DM, Partia Komuniste ka manipuluar shifrat, kur thotë se ka pasur vetëm 3336 viktima, një e treta e atyre që kanë vdekur vetëm në Britani.

Vetëm 119 persona kanë vdekur në Kinë, përveç provincës Hubei, çka i ka befasuar shkencëtarët pasi ky virus po bën kërdinë në vende shumë më të vogla në Europë.

Sipas DM, mijëra njerëz kanë vdekur pasi krematoriumet kanë punuar 24 orë në Wuhan për të djegur dhjetëra mijëra trupa.

Spitaleve iu është thënë se duhet të dërgojnë pacientët në shtëpi pas vizitës së presidentit Xi Jinping, në mënyrë që të deklarohet fitorja ndaj virusit.

Vetë banorët në Wuhan besojnë se shifrat janë të paktën 40 herë më të larta.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme