Dhunë ndaj Agron Gjekmarkajt? Përgënjeshtron demokratët Policia e Shtetit: Nuk është goditur nga asnjë punonjës! Ai nuk u ndje mirë dhe u largua

Pas akuzave nga Partia Demokratike se punonjës policie kanë ushtruar dhunë ndaj deputetit Agron Gjekmarkajt, ka reaguar dhe Policia e Shtetit, duke përgënjeshtruar kështu demokratët.


Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit shprehet se Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës blu, por ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

“Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.”, shprehen blutë.

Sakaq, policia ka dënuar dhunën që sipas tyre Flamur Noka ka ushtruar ndaj punonjësve të policisë, duke mos iu bindur urdhrit për të liruar rrugën.

“Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.”, shprehet Policia e Shtetit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme