Dhunë në futbollin argjentinas, tifozët bëjnë për spital gjyqtarët

Është botërisht e ditur se futbolli në Argjentinë është diçka serioze, madje më shumë se duhet.

Ndjenja është e fortë, madje edhe në kategoritë inferiore, aq shumë sa shpesh gjërat kalojnë në episode të rënda, brenda dhe jashtë fushe.

Episodi më i fundit ndodhi në kampionatin Federal B, pra kategoria e katërt e kampionatit argjentinas. Saktësisht, në çerekfinalen mes Juventud de Pergamino dhe Independiente de Chivilcoy, gjakrat janë nxehur aq shumë me miqtë që ishin në avantazh me një gol, sa që tifozët e ekipit vendas kanë pushtuar fushën, transmeton Telesport.

Gjatë pushtimit e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar te arbitrat e ndeshjes.

Në YouTube është publikuar një video e këtij incidenti, përderisa janë publikuar edhe foto nga dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve ku shihet se ata janë përgjakur.

Përgjigja e policisë ishte e dobët, me tre arbitrat, Bruno Amiconi, Marcelo Acosta e Mauricio Luna, të detyruar për të marrë ndihmën e parë në spital.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme