Dhunimi i një gruaje në Kaçanik – Prokuroria pritet të kërkoj paraburgim për të dyshuarin

Një person është arrestuar të dielën në Kaçanik, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunim”.

Sipas policisë i dyshuari thuhet se e ka detyruar viktimën të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore  e Ferizajt, i kanë thënë Telegrafit se i dyshuari dhe viktima janë të moshës madhore.

“Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim dhe i dyshuari dhe viktima në këtë rast janë të moshës madhore”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Vjosa Baftiu.

Ajo më tej në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit pritet që të bëhet kërkesa edhe për caktimin e masës së paraburgimit.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se për rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” nga neni 227 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të veprës penale të lartëcekur”, është shprehur Baftiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme