Dhunoi gazetarin Ervin Dushi, Gjykata lë në burg pronarin e marketit Prel Gjoni! Mohon akuzat, dëshmia në sallë

Gjykata e Shkodrës vendosi sot (21 maj) masën “arrest me burg” për biznesmenin Prel Gjoni, pronar i market “Xhedis”, i arrestuar dje nga Policia.


Gjoni doli për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi disa ditë më parë akuzohet se goditi bashkë me dy persona të tjerë, gazetarin Ervin Dushi (foto kryesore).

Gjoni para gjykatës ka mohuar se e ka goditur gazetarin Dushi, duke i qëndruar versionit të tij se vetëm e ka shtyrë.

Pavarësisht pretendimeve të pronaris të marketeve, prokuroria e Shkodrës kërkoi “arrest me burg”, masë që u pranua nga gjykata e shkallës së parë e cila la në paraburgim Prel Gjonin.

Gjithçka ka nisur pas një video të gazetarit Ervin Dushi në rrjetin TikTok para disa ditësh, i cili u shpreh se në mbrëmjen e asaj dite do të denonconte ushqimet e skaduara të një rrjeti marketesh.

Në darkë sipas gazetarit Dushi, ai ka marrë një telefonatë nga pronari i market “Xhedis”, Prel Gjoni dhe se ky i fundit e ka goditur bashkë me dy të tjerë duke i shkaktuar dëme në fytyrë dhe kokë.

Pas kësaj ngjarje policia ndaloi Prel Gjonin duke bërë arrestimin e tij, ndërsa gjykata sot e la me masën “arrest me burg”.

Gjoni pas ngjarjes para se të arrestohej por edhe në gjykatë, është shprehur se gazetari Dushi e ka shantazhuar për t’i vendosur gjobë, por kjo gjë nuk është vërtetuar dhe është mohuar nga gazetari në fjalë i cili u rrah prej 3 personave, mes të cilëve u godit edhe nga Prel Gjoni, i cili u arrestua nga policia e Shkodrës për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Tashmë prokuroria vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme