Dhunoi gruan teksa flinte, arrestohet shqiptari! 48-vjeçari rrahu djalin e mitur pasi ndërhyri mes prindërve

Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane, është arrestuar pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.
Sipas mediave italiane, denoncimi është bërë nga vetë gruaja e shqiptarit, e cila ka treguar se ndërsa ishte në shtrat, bashkëshorti ishte hedhur mbi të duke e goditur.


Ajo ka dëshmuar se i ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, por edhe ai më pas është rrahur nga i ati.

Pas mbërritjes së policisë, fillimisht shqiptari ka bërë rezistencë ndaj tyre duke mos u qetësuar, ndërsa më pas është dërguar në komisariat për gjykim të mëtejshëm.

48-vjeçari shqiptar akuzohet për abuzim në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme