Dhunoi mbesën, i vëllai kap automatikun dhe e kërcënon! Përfundon në prangat e policisë 61-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal

Një konflikt familjar ka përfunduar me arrestimin e dy vëllezërve në zonën e Paskuqanit, pasi situata degradoi në dhunë dhe përdorim armësh zjarri.


Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasit M. M., 61 vjeç, dhe A. M., 63 vjeç, pas një përplasjeje të ashpër mes tyre. Ngjarja u nxit pasi A. M. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij, çka çoi vëllain e tij, M. M., të qëllojë me armë zjarri në ajër në shenjë kërcënimi dhe reagimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë neutralizuar situatën, duke vënë në pranga të dy personat. Sipas autoriteteve, 61-vjeçari M. M. rezulton me precedentë penalë të mëparshëm për kundërshtim të punonjësve të rendit.

Gjatë kontrollit në banesën e M. M., efektivët e Policisë kanë zbuluar armën automatike të përdorur në incident, e cila ishte fshehur nën dysheme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent).

Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit.

Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme