Dhunoi me grushte, shkelma e sende të forta 52-vjeçarin, arrestohet 37-vjeçari! Shpallet në kërkim nipi i tij

Një 37-vjeçar, i cili në bashkëpunim me nipin e tij, dhunuan me grushte, shkelma dhe sende të forta një 52-vjeçar, është arrestuar.


Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e së premtes (21 Shkurt) rreth orës 16:10 në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës.

Diomet Musai, së bashku me nipin e tij  29 vjeçarin Markeljan Musai, dyshohet se dhunuan 52-vjeçarin me iniciale S. Ç., për motive të dobëta duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Sipas policisë, 37-vjeçari, me precedent kriminal në krimet ndaj personit, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë ku po fshihej. Ndërsa vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.

Njoftimi i policisë:

Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.

Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin S. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme